TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2025, 16:01

Përplasen dy furgona në aksin Librazhd–Prrenjas, njëri me pasagjerë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen dy furgona në aksin Librazhd–Prrenjas, njëri me

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Prrenjas, ku janë përplasur dy furgona; njëri që transportonte pasagjerë dhe tjetri mallra.

Ngjarja është regjistruar pranë një prej kthesave të njohura për qarkullim të dendur dhe pamje të kufizuar.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në pjesët e përparme të të dy mjeteve. Megjithatë, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Të gjithë pasagjerët kanë dalë pa probleme nga automjeti, ndërsa drejtuesit janë marrë në pyetje nga policia.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërkohë që qarkullimi në zonë është rikthyer normalisht pas disa minutash bllokim të përkohshëm.

Lini një Përgjigje