TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2023, 22:42

Zbardhet plagosja në Vaun e Dejës, 21-vjeçarja qëlloi me thikë 68-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet plagosja në Vaun e Dejës, 21-vjeçarja qëlloi me

Detaj të reja janë zbuluar nga plagosja me thikë në Vaun e Dejës. Burime bëjnë me dije se në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar nga fshati Laç, i Vaut të Dejës i identifikuar si Zef Paloka.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se autorja e ngjarjes është një 21 vjeçare e identifikuar si Nikoleta Nikaj. 21-vjeçarja sipas informacioneve është arrestuar dhe po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur plagosja.

"Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në  Vaun e Dejës, i plagosur  me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti", njofton policia. 

plagosja vau dejës

Lini një Përgjigje