TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2023, 18:36

Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën, kontrolle për personat në kërkim; anëtarët e fisit Rraja vijojnë të jenë në arrati

Shkruar nga Pamfleti

Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën, kontrolle për

Policia ka blinduar këtë pasdite rrugët e Krujës. Forcat vendase, RENEA dhe FNSH kanë ngritur postblloqe për arrestimin e personave në kërkim.

Gjithashtu në kontrolle janë vendosur edhe automjeteve të cilat janë të dyshimta.

Duhet theksuar se policia dështoi të arrestonte anëtarët e fisit Rraja që dhunuan dy kushërinj për guroren. Edhe pse ministri i ri Taulant Balla deklaroi se ata duhet të prangosen, në fakt deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Kruja dhe Fushë Kruja janë dy zonat që njihen se fshihen kontigjentë të botës së krimit dhe policia ka zbritur në terren.

Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën, kontrolle për

Lini një Përgjigje