TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2023, 12:30

Rrëmbimi dhe zhdukja e Sulovarit dhe Theodhorit në Sarandë, zbulohet detaji që fundosi Cukalin dhe Latajn

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbimi dhe zhdukja e Sulovarit dhe Theodhorit në Sarandë,
Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori

Ervis Cukali dhe Sebastian Lataj, janë dy personat që dyshohet se kanë rrëmbyer dhe më pas kanë vrarë Fatmir Sulovarin dhe Leonard Theodhorin. Zhdukja e dy personave ka ndodhur në muajin Prill në fshatin Vrinë të Sarandës.

"Ora News", ka mësuar se provat që kanë nxjerë zbuluar dy personat janë gjurmë biologjike të sekuestruara në makinën tip Benz Mercedez të përdorur për rrëmbimin dhe gjurmë biologjike të gjetura në shtëpinë ku ishte fshehur shtëpia në fshatin Nivicë të Himarës.

Në këtë shtëpi janë sekuestruar bidona të vegjël uji, në të cilin u gjetën profile biologjike.

Këto profile janë analizuar dhe pas krahasimeve ka rezultuar se ishin të ngjashëm me profilet e ADN së Ervis Cukalit dhe Sebastian Lataj.

Për shkak të këtyre provave shkencore është urdhëruar arrestimi i Cukalit dhe Lataj.

Ndërsa Albi Mecini dhe Arafat Manërkolli nuk kanë lidhje me ngjarjen e zhdukjes së dy personave në Sarandë.

Por implikimi i tyre lidhet me sasinë e tritolit të bllokuar në Fier, ku këta dy persona dhe individë të tjerë po përpiqeshin të vendosnin një sasi të konsiderueshme tritoli tek një person i botës së krimit në Fier.

fatmir sulovari dhe leonard theodhori.

Lini një Përgjigje