Gjykata italiane ka caktuar masën e sigurisë për vrasësin e shqiptarit Klajdi Bitri. Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar me një shtizë, do të mbetet në burg.
'Algjeriani Fatah Melloul është i rrezikshëm, s'e përballon dot zemërimin'- tha gjykata.
Në marrjen në pyetje, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos u përgjigjur.
Trupi i të riut shqiptar Klajdi Bitri i cili u vra në Itali pritet të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri. Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga një i ri nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë një shoku i tij. Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë.
Lini një Përgjigje