
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Albi Mecinit, i cili dyshohet se ka gisht në rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulollarit dhe Leonard Theodhorit. Ai u arrestua sot gjatë një operacioni në Fier, teksa i është gjetur dhe eksploziv në makinë.
Mësohet se ai ishte nisur për të kryer një atentat dhe objektiv ishte një emër i njohur i botës së krimit në Fier. Gjatë kontrollit të zonës, në një tjetër makinë, u gjetën 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali i kishin siguruar këto mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulollari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.
Brenda automjetit të sekeustruar disa kohë më parë janë përftuar profile gjenetike AND-je, të cilat bëjnë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve. Rezulton që Albi Mecini të jetë me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.
Lini një Përgjigje