TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2023, 14:00

Lidhja me Admir Tafilin, kush është Albi Mecini që u kap mat teksa ishte nisur për të kryer një atentat me eksploziv

Shkruar nga Pamfleti
Lidhja me Admir Tafilin, kush është Albi Mecini që u kap mat
Pamje nga operacioni

Albi Mecini u arrestua sot nga policia, teksa ishte nisur për të kryer një atentat me shpërthim të komanduar, rezulton të ketë ndihmuar Admir Tafilin dhe 3 të tjerë të arratisen nga burgu Drenovës në vitin 2013.

Mecinit iu gjetën 2 çanta me lëndë plasëse artizanale të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse benzinë, në 2 automjete. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Ai është nën akuzë për rrëmbimin e shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit.

Gjatë kontrollit të zonës, në një tjetër makinë, u gjetën 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali i kishin siguruar këto mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Për shtetasit A. M. dhe S. L., ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .

Lini një Përgjigje