TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2023, 10:15

Kokainë dhe armë, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë dhe armë, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë. Në makinë veç lëndës narkotike iu gjetën edhe një pistoletë.

Pas bllokimit të mjetit është arrestuar në flagrancë drejtuesi, Adil Duka, 21 vjeç banues në Rusan, Delvinë, dhe pasagjeri Amarildo Basha, 22 vjeç, banues në Sarandë.   

"Gjatë kontrollit fizik të Adil Dukës dhe në makinë, policia gjeti dh sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).  

Ndërsa në banesën e Adil Dukës policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.   

Nga veprimet hetimore dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka patur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici."-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje