
Ministria e Brendshme ka ndërhyrë pas thirrjes prekëse të babait të 23-vjeçarit, Klajdi Bitri, për të sjellë trupin e pajetë të djalit të tij në Shqipëri.
Mediat bëjnë me dije se ministri Taulant Balla ka kontaktuar të atin e Klajdi Bitrit dhe më pas është mundësuar nxjerrja e menjëhershme e pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shtetit fqinj.
Po ashtu është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.
Kujtojmë 23-vjeçari nga Lushnja u vra nga një algjerian me një shtizë peshkimi, teksa ndërhyri për të shuar një sherr mes autorit dhe mikut të tij italian.
Lini një Përgjigje