TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2023, 08:26

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe ia mbathi, arrestohet 34-vjeçari nga Shijaku

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe ia mbathi, arrestohet

Policia ka arrestuar 34 vjeçarin që përplasi për vdekje një 59-vjeçar në Sukth 5 ditë më parë. I riu nga Shijaku u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.

Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Lini një Përgjigje