TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2023, 21:11

E zë poshtë traktori teksa punonte tokën, vdes 45-vjeçari në Dimal

Shkruar nga Pamfleti

E zë poshtë traktori teksa punonte tokën, vdes 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Sheq të Dimalit, ku 45-vjeçari me inicialet R. D., ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë traktori me të cilin po punonte.

“Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet bujqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Lini një Përgjigje