TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2023, 11:26

U kap me tritol dhe akuzohet për zhdukjen e Theodhorit e Sulovarit në Sarandë, Albi Mecini del sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
U kap me tritol dhe akuzohet për zhdukjen e Theodhorit e Sulovarit në
Albi Mecini

Albi Mecini, i arrestuar një ditë më parë pasi i kap me eksploziv të montuar me celular, gati për shpërthin ka dalë këtë të enjte para gjykatës, nën masa të rrepta sigurie.

Mecini akuzohet për rrëmbimin e dy miqve Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, katër muaj më parë në Sarandë.

Si u zbardh zhdukja e Theodhorit e Sulovarit në Sarandë?

Hetimet e ndjekura për zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë, çuan në parandalimin e një ngjarje kriminale në Fier, për të cilën ishin përgatitur mbi 21 kilogramë lëndë plasëse e montuar për shpërthim në distancë.

Kjo sasi eksplozivi iu gjet shtetasit Albi Mëcini, ky  29-vjeçar që shihni në foto, me precedentë të mëparshëm kriminal, teksa po lëvizte në aksin rrugor Mbrostar-Fier.

Ato ishin të vendosura pranë makinës së tij, në dy çanta të montuara me celularë dhe nëpërmjet një mekanizmi shpërthimi do të bëhej i telekomanduar.

Pas arrestimit të tij, nga kontrolli në zonë, Policia gjeti edhe këtë makinë, brenda të cilës ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë, e cila dyshohet se do të përdorej për largim nga vendi i ngjarjes dhe asgjësim të provave.

Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim edhe Arafat Manërkolli, 27 vjeç dhe Ervis Cukali 25 vjeç, që shihni në këto foto, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me Albi Mëcinin, kishin siguruar kushtet për një vrasje në Fier. Për shënjestren e atentatit, policia u tregua e rezervuar në dhënien e detajeve.

Policia e Fierit dhe ajo e Vlorës ranë në gjurmët e planit për atentat teksa po e hetonin Albi Mëcinin si një prej pjesëmarrësve në rrëmbimin dhe zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në qytetin e Sarandës në prill të këtij viti.

Në këtë krim ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Sebastjan Lataj, 25 vjeç. Për të dy, gjykata e Sarandës ka nxjerrë masa sigurie, për shtetasin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Operacioni policor është në vijim dhe pritet që policia të japë detaje të tjera në lidhje me mënyrën se si u zhdukën dy personat në Sarandë dhe shkaqet e ngjarjes. Hetimet janë përqendruar edhe në gjetjen e trupave të dy të zhdukurve.

 

albi mecini zhdukja e theodhorit e sulovarit në sarandë

Lini një Përgjigje