
Drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit.
Sipas informacioneve ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krime zgjedhore. Gjithashtu bëhet e ditur se në pranga kanë rënë edhe 4 persona të tjerë të identifikuar si, Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka.
Të arrestuarit mësohet se janë; nënpunësja e zyrës së taksave në bashki, një biznesmen dhe dy qytetarë.
Paraprakisht kreu i Zjarrëfikëses së Cërrikut akuzohet se ka influencuar tek nëpunësja e zyrës së taksave në bashki që të lëshojnë vërtetime false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
Mbi Taçin rëndojnë 3 akuza: falsifikim dokumentesh, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore.
Lini një Përgjigje