
Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e shefit të zjarrfikëseve në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç dhe 4 vartësve të tij. Ai së bashku me katër persona të tjerë akuzohen për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.
Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka, të gjithë banues në Cërrik.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut.
Ndaj pesë personave të arrestuar ka dyshime edhe për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon.
“Artjon Taçi, me detyre Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, masë sigurimi "Arrest ne burg";
Armand Gjoka banues në Cërrik, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, "Arrest ne burg";
Agiano Dinoshi, banues ne Cërrik, me detyre punonjës i tatim taksave në Bashkinë Cërrik, "Arrest ne burg";
Adnand Xhelili banues në Cërrik, me detyre punonjës i Shërbimit Zjarrfikës ne Bashkinë Cërrik, "Arrest ne burg";
Alban Shima, banues në Shalës, Cërrik, me detyrë Përgjegjës i OSHEE në Cërrik, "Arrest ne burg";
K.V banues ne Cerrik, mase sigurimi "Detyrim paraqitje", "Ndalim i daljes jashte shtetit".
Lini një Përgjigje