Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Lushnje, ku u qëllua me armë një grua.
Vëllai i Bajame Seneja, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat me armë në Lushnje, Afrim Hasalla në një intervistë për mediat ka thënë se ngjarja ka ndodhur për një çështje pronësie. Ai shpjegoi se sot ishin në gjyq, dhe pasi mbaroi gjyqi po ktheheshin për në shtëpi. Hasalla tregoi se personat qëlluan me armë në drejtim të makinës ku po udhëtonte e motra me nipin , që ndodheshin pas tyre.
“Para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke. Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana. E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë”, tha Afrim Hasalla.
Ndërkohë policia ka identifikuar autorin, i cili është Armand Hasalla. Ai ëhstë shpallur në kërkim.
Lini një Përgjigje