TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2023, 11:01

Ngjarje e rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me

Një 42-vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare në Tepelenë mëngjesin e sotëm pas një sherri të çastit. Pas kësaj ai ka tentuar edhe të vrasë veten. Por të dy bashkëshortët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera  nga krimi në fjalë.

Lini një Përgjigje