TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2023, 17:42

Konflikt për pronën në Lushnje, plagoset një grua; 2 vite më parë vëllai i saj vrau kushëririn

Shkruar nga Pamfleti

Konflikt për pronën në Lushnje, plagoset një grua; 2 vite

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Lushnje.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka mbetur e plagosur një grua. Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje mib konfliktet pronësore. 

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një krim të dy viteve më parë. Pasi e plagosura është Bajame Seneja, motra e Kastriot Hasallës.

"Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njoftoi policia.

Dy vite më parë, konflikti mes kushërinjve për pronën, përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Viktimë mbeti Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij, Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.

Autor ishte Kastriot Hasalla, teksa në momentin e ngjarjes ishin prezentë Shuaip Hasalla së bashku me tre djemtë e tij Emiljanin, Laertin dhe Romeon, ndërsa Kastrioti ishte bashkë me të vëllain dhe djalin.
Vajtja e tyre te toka ishte shkulja e ullinjve që familja e Shaipit kishte mbjellë në tokat që Kastrioti pretendonte se e kishte të vetën.

Sapo ka filluar t’i shkulë me zetor kanë qenë Romeo me vëllezërit e tij që janë përleshur me djalin e Kastriotit dhe vëllain. Të gjendur në këto kushte Kastrioti ka nxjerrë armën e gjahut të cilën e kishte në zetor dhe ka qëlluar në drejtim të Romeos, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe vëllezërit u plagosen lehtë.

Pas ngjarjes policia arrestoi vëllanë e Kastriotit dhe djalin, ndërsa vet Kastrioti u vetëdorezua tre ditë më pas.

lushnje vrasje arm

Lini një Përgjigje