TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2023, 16:04

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e vajzës poshtë urës së Dajlanit, dyshohet se është abuzuar seksualisht

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e vajzës poshtë

Viktima që u gjet ditën e sotme poshtë urës së Dajlanit dyshohet se është abuzuar seksualisht. Në trupin e pajetë janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se viktima punonte si punonjëse seksi me pagesë. Zona ku është gjendur trupi i pajetë është një pikë shumë e përdorur nga gratë që ushtrojnë të njëjtin profesion.

Ato punojnë në atë zonë prej 4 vitesh. Sidoqoftë ende nuk bëhet e ditur identiteti i viktimës ndërsa pritet përgjigja e raportit mjeko-ligjor.

Policia njoftoi sot se rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së "Dajlanit", është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje