
Dy të rinj janë vënë në pranga në Vlorë pasi shisnin kanabis në doza në disa lagje në qytet. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale E.I., si dhe 22-vjeçarin M.I., të dy banues në Vlorë.
Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 të rinjve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 13”, si rezultat i të cilit u konstatuan dhe u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë.
Për këto 2 raste, u kapën në flagrancë teksa shitnin në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestuan shtetasit:
– E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza;
– M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza.
Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale."-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje