
Një aksident është shënuar pak momente më parë në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të urës së Maliqit.
Shtetasi me iniciale L.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosje.
"Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit."-njofton policia.
Lini një Përgjigje