TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2023, 12:25

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në Itali, arrestohen 6 shqiptarë; sekuestrohen 200 kg kokainë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në Itali, arrestohen 6

Është shkatërruar grupi kriminal i drogës në Itali, ku karabinierët kanë arrestuar 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. 

Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku në pranga kanë rënë 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 të tjerë në zonën pranë Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një tjetër në Ravena.

Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë. Mësohet se hetimi nisi në nëntor të viti të kaluar kur u arrestua një shqiptar me 16 kg heroinë.

Tashmë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndodhen pas hekurave në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

 

Lini një Përgjigje