
Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm në zonën e Selitës.
Në pranga kanë rënë 6 persona, ndërsa një tjetër i identifikuar si J.K është shpallur në kërkim.
Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë. Të dyshuarit mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.
Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë “punësim i paligjshëm”, “mashtrim kompjuterik”, “pastrim parash”, f”shehje të ardhurash” dhe “mashtrim me pasoja të rënda.”
Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.
"Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Selita Centex”., ku u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., P. R., D.T., A. B., E. J., F. Z., si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi J. M i vitlindjes 1992 administrator i subjektit.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në ambientet e një firme me administrator shtetasin J. M., 53 punonjës të punësuar në mënyrë të kundraligjshme, ku asnjë prej tyre nuk ishte deklaruar në organin tatimor.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin e dyshuar të paligishëm, “Mashtrim kompjuterik”, “Punësim i paligjshëm”, “Fshehje e të ardhurave””, “Pastrim i produkteve të veprës penale, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”‘, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/b. 170/a, 180/3, 287 dhe 181 dhe 25 të Kodit Penal.", njofton policia.
Lini një Përgjigje