
Kasandër Noga është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit.
Kasandër Noga është emër i njohur i botës së krimit. Ai u arrestua, ndërsa akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut. Ky i fundit u qëllua me gjashtë plumba.
Tentativa për vrasjen ka nisur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.
E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.
Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohej nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut?
Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005.
Masakra e 4 Janarit 2022 në Don Bosko në Tiranë dyshohet se u krye nga Kevin Zeneli (Suçi) me porosi të Kasandër Nogës, por u ngatërrua objektivi dhe u vra 1 i pafajshëm e u plagosën 4 të tjerë. Kështu dëshmoi para hetuesve të Policisë së Durrësit, Indrit Beqiraj, i arrestuar dhe që ka rrëfyer disa krime.
Ai ishte paguar nga Kasandër Noga dhe porosinë ia kishte dhënë Kevin Zeneli për të vrarë Geron Hasanbelliun. Por sipas tij, detyrën nuk mundi ta përmbushte dhe më 4 Janar 2022 ishte vetë Kevin Zeneli që qëlloi me armë në një lokal në Don Bosko duke shkaktuar masakër. Objektivi ishte ngatërruar. Viktima dhe të plagosurit nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Ai gjithashtu është dënuar për vrasjen në vitin 1999 të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt në Patos. Kasandër Noga konsiderohet si eksponent i rrezikshmëm në botën e krimit dhe ka kryer akte të dhunshme dhe vrasje të shumta, që iu kanë sjellë dënime të rënda nga sistemi i drejtësisë belge.
Lini një Përgjigje