TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2023, 10:12

Grabiti nën kërcënimin e armës një pikë shitje gazi, arrestohet pas 11 vitesh 46-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Grabiti nën kërcënimin e armës një pikë shitje

Një 46-vjeçar është vënë në pranga, pasi në 2012 në bashkëpunim me një tjetër grabiti me armë, një pikë shitje gazi në fshatin Portëz të Fierit, nga ku mori 60 mijë lekë.

Pas 11 vitesh është vënë në pranga Zheni (Shkëlzen) Deliu, 46 vjeç, banues në Patos, të cilit gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Nga grabitja 46-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhën rreth 60 mijë lekë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

fier kercenim arme grabitje shitje gazi

Lini një Përgjigje