
Një konflikt mes dy të afërmve ka agravuar ditën e sotme në Kurbin.
Një person i ka vënë lëndë plasëse në makinë një 34-vjeçari, për ta kërcënuar, por nuk ka shpërthyer. Policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e A. L.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malbardhë, ndërsa lënda plasëse iu vu 34-vjeçarit F. L,. Sipas policisë, ata kishin konflikte të mëparshme, por nuk dihet të çfarë lloji.
"Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malbardhë, në automjetin e shtetasit F. L., 34 vjeç, ishte vënë një sasi lënde plasëse, e cila nuk kishte shpërthyer, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ekspertët xhenierë shkuan në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. L. (i afërm i shtetasit F. L.). Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas e ka vënë lëndën plasëse, për të kanosur shtetasin F. L., për shkak të konflikteve të mëparshme me të.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rast.
Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit A. L., si dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit."-njofton policia.
Lini një Përgjigje