TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 13:53

Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë; i sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet 43-vjeçari në

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak. Ndërsa një i ri është vënë në pranga për moskallëzim krimi.

43-vjeçari sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë armën, ndërsa 23-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin.

“Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar “Glock”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri më krehër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Vihet në pranga dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Glock”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. D., 43 vjeç, dhe E. C., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Prokop Mima”, shtetasin A. D., i cili sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi E. C., nuk ka kallëzuar krimin.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje