
Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, njëherësh vëllai i deputetit socialsit të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca është ndaluar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.
32-vjecari Ndreca është ndaluar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Lezhës dhe ndodhet në ambientet e komisariatit.
Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disa-mujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit.
Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe shoku i tij Elvis Shpellzai 28 vjeç.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit.
Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca.
Nuk dihet ende roli i tij në këtë veprimtari kriminale, pasi policia nuk ka komunikuar masë arrestin për Ndrecën, por e mban të shoqëruar në cilësinë e personit të dyshuar për veprimtari kriminale.
Gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogen.
Lini një Përgjigje