TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 11:11

Vidhnin mjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, në kërkim 4 autorët; sekuestrohet ‘Benz’-i me vlerë 100 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin mjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në

Një grup që vidhte makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonte në vendin tonë është zbuluar nga Policia e Fierit.

Katër persona janë shpallur në kërkim nga uniformat blu, bëhet fjalë për një shqiptar, një rumun dhe dy malazezë.

“U shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njofton policia.

Policia ka sekuestruar një automjet luksoz, tip "Benz", prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje