TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 12:05

Jetë luksi në Dubai, kush është vëllai i deputetit të PS që ra në pranga sot

Shkruar nga Pamfleti

Jetë luksi në Dubai, kush është vëllai i deputetit

Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca është arrestuar nga policia e Lezhës për kultivimin narkotikësh.

Në pranga kanë ranë edhe dy persona të tjerë, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai.

Sipas policisë, ata kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

 

Lini një Përgjigje