
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të mbikalimit të Saukut, ku një automjet ka përplasur një grua që ka tentuar të kalojë rrugën.
Bëhet me dije se 43-vjeçarja është përplasur në tentativë për të kaluar autostradën, e cila ndodhet në gjendje të rëndb për jetën.
Mësohet se e plagosura është gjetur shumë metra larg vendit ku ka ndodhur përplasja. Pasi ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, 43-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje