TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2025, 22:57

Zbardhen detaje nga aksioni në Shkozet: Në pranga dy emra të njohur të botës së krimit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga aksioni në Shkozet: Në pranga dy emra të

Njëri prej tyre, pjesë e grupit të Rrumit të Shijakut...

Zbardhen detaje nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Shkozetit, në Durrës. Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu, kanë rënë në pranga pas një operacioni të befasishëm të forcave të rendit.

Të dy të ndaluarit nuk janë emra të panjohur për drejtësinë shqiptare. Burime policore bëjnë me dije se ata kanë qenë më herët nën hetim dhe të arrestuar për armëmbajtje pa leje. Veçanërisht, Aldo Mustafa rezulton me një dosje të ngarkuar kriminale: në vitin 2023 u kap me armë dhe dyshohej se po përgatitej të kryente një vrasje për hakmarrje, pasi më herët i ishte vendosur tritol në automjetin e tij.

Mustafa është përfshirë gjithashtu në një tjetër episod të rëndë kriminal, kur në vitin 2021 u arrestua në tentativë për vrasje. Ai njihet si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe ka një të kaluar të errët me dënime në Gjermani për “Kanosje” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, ku ka marrë një dënim prej 10 vitesh burg.

Operacioni në Shkozet shihet si pjesë e aksioneve të policisë për goditjen e elementëve të krimit të organizuar që ende veprojnë në Durrës e Shijak. Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse dy të arrestuarit ishin të angazhuar aktualisht në ndonjë plan kriminal.



Lini një Përgjigje