
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në afërsi të zonës së Labinot-Fushës, rreth orës 22:00.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime më të rënda dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Personi tjetër ka pësuar lëndime të lehta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në aksident, por dyshohet se shpejtësia apo një parkalim i gabuar mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
Lini një Përgjigje