
Zbulohet identiteti i dy punonjësve të Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit në Tiranë, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK.
Ata janë Greald Fuçia dhe Edmond Çela. Pas muajsh të tërë hetimesh, SPAK ka zbuluar se ata u merrnin para bizneseve dhe qytetarëve për të mos raportuar ndërtimet e paligjshme. Ata ndodheshin së bashku në një lokal në zonën e Kombinatit në momentin kur u arrestuan.
Ndërkohë mësohet se është në kërkim Klajdi Zhilla dhe një person tjetër.
Inspektoratet e Mbrojtjes së Territori janë kthyer në çerdhe korrupsioni. Kjo dëshmohet edhe nga aksioni që ka nisur qeveria për lirimin e hapësirave publike. Aty duket qartë se ndërtimet e paligjshme janë bërë nën hundën e këtyre inspektorëve.
Lini një Përgjigje