TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2025, 13:33

Përplasi për vdekje 53-vjeçaren që lëvizte me biçikletë, arrestohet shoferi në Voskopojë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 53-vjeçaren që lëvizte me

Një ditë pas aksidentit fatal të ndodhur në Voskopojë të Korçës mbrëmjen e djeshme, Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Sipas uniformave blu, në pranga ra shtetasi F.H., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili do të hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 në rrugën e fshatit Voskopojë, kur viktima 53-vjeçare me inicialet A.E., që po udhëtonte me biçikletë, u përplas nga mjeti i cili drejtohej nga i moshuari.

“Për aksidentin e ndodhur në Voskopojë, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja A. D., 53 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se e aksidentoi, F. H., 73 vjeç, banues në Korçë”, bëri me dije policia vendore. 

Fillimisht pas ngjarjes efektivët shoqëruan shoferin e dyshuar dhe sot e kanë arrestuar, teksa hetimet janë ende aktive.

 

Lini një Përgjigje