TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2025, 21:46

Policia zbardh detaje nga aksidenti në Korçë: I moshuari përplasi për vdekje 50-vjeçaren me biçikletë 

Shkruar nga Pamfleti
Policia zbardh detaje nga aksidenti në Korçë: I moshuari
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Voskop të Korçës, ku një automjet përplasi për vdekje 50-vjeçaren që lëvzite me biçikletë. 

Viktima është identifikuar Afërdita Elezi, 50 vjeç.

Policia bën me dije se shoferi 73-vjeçar është shoqëruar në komisariat për t'u marrë në pyetje. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

"Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit", njofton policia. 

 

aksident me vdekje ne korce

Lini një Përgjigje