
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur sot në Fushë Kuqe të Kurbinit. Në portën e jashtme të murit rrethues të një banese në fshatin Gurëz është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale. Pas hetimeve të kryera nga policia dhe këqyrjes së zonës përreth, u gjetën dhe u sekuestruan edhe disa gëzhoja plumbash, në dukje të vjetra. Nuk dihet nëse kanë apo jo lidhje me ngjarjen. Nga shpërthimi i tritolit nuk ka pasur dëme.
“Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, tha policia.
Lini një Përgjigje