Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një këmbësore në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësorja humbi jetën rrugës për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Kujtojmë se edhe një natë më parë, një këmbësor u përplas për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës pranë Vorës
Lini një Përgjigje