TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2025, 19:28

Policia aksion ‘blic’ në Shkozet të Durrësit, ndalohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Policia aksion ‘blic’ në Shkozet të Durrësit,

Forcat e policisë ‘rrethojnë’ Shkozetin...

Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Shkozet të Durrësit. Sipas burimeve forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndërkohë ende nuk ka detaje shtesë mbi ngjarjen apo identitetin e personave të shoqëruar, pasi operacioni është në zhvillim e sipër.

Kujtojmë se në Durrës, edhe më herët gjatë këtyre muajve janë organizuar operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 

Pak muaj më parë u zhvillua një aksion mes SPAK dhe autoriteteve italiane, ku u godit banda e Visit të Pojës. Aksioni bëri shumë bujë, pasi u godit një nga bandat që ‘qeveriste’ Durrësin.

Qyteti bregdetar njihet mbi ekzistencën e disa grupeve kriminale, që në shumë raste kanë qenë dhe rivale me njëra-tjetrën duke sjellë dhe vrasje të shumta ndër vite. Historia e bandës së famshme të Durrësit është një prej tyre. Pritet që në orët në vijim ta dalin detaje mbi aksionin sot.

Lini një Përgjigje