TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 10:42

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe plagosi gruan, gjykata rrëzon kërkesën e Taulant Malajt

Shkruar nga Pamfleti

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe plagosi gruan, gjykata rrëzon

Gjykata e Foggia-s ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 43-vjeçarin shqiptar Taulant Malaj i cili vrau vajzën 16-vjeçare Xhesika, italianin Massimo de Santis dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij.

Gjyqtarja Francesca Mannini e ka cilësuar kërkesën e tij si të papranueshme. Parashikohet që gjyqi për Malajn të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme më 22 Mars. Taulant Malaj dhe bashkëshortja e tij, ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. I pranishëm ishte gjithashtu edhe djali i tyre 5 vjeç i cili ka dëshmuar të gjithë dhunën.

“Sot ishte një seancë e rëndësishme sepse mund të kishte ulje të paracaktuara të dënimit dhe ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Klientja ime nuk është e motivuar nga hakmarrja pavarësisht eksperiencës që përjetoi, por është e prekur nga nevoja për drejtësi. Ajo po përballet me një rrugë shumë delikate psikologjike dhe kërkon drejtësi sidomos për vrasjen e vajzës së saj, Xhesika. Nuk do të jetë një rrugë e thjeshtë procedurale, por ne jemi të vendosur”, tha avokati i shqiptares.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 Maj të vitit të kaluar dhe tronditi mbarë opinionin publik. Viktima e parë ishte 51-vjeçari Massimo De Santis. Ai jetonte në të njëjtën ndërtesë me Malajn dhe u godit në hyrje të pallatit disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas, shqiptari shkoi në apartamentin e tij, ku nisi të godiste të shoqen. Në mbrojtje të kësaj të fundit doli Xhesika, 16 vjeçe, e cila u plagos shumë rëndë dhe më vonë humbi jetën. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 5 vjeç, që siç shkruajnë mediat është ende në shok. Ngjarja ndodhi pasi Malaj dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje me italianin De Santis.

Lini një Përgjigje