TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 10:30

Vrau me armë partneren rumune, zbardhet dëshmia e shqiptarit në Prokurori: E bëra për qejf!

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me armë partneren rumune, zbardhet dëshmia e shqiptarit në
Gentian Mino

39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino i cili qëlloi me armë zjarri partneren e tij 29-vjeçare nga Rumania është paraqitur sot në Prokurori.

Ai pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar.

Sipas mediave greke, mësohet se në deklaratën e tij ai nuk ka dhënë asnjë arsye për vrasjen teksa është shprehur: “E bëra për qejf”.

Policia gjeti trupin e 29-vjeçares Nina në një pellg të mbuluar me gjak. Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia. Banorët thonë se janë  tronditur nga krimi brutal. Dëshmitë e personave që e njihnin vajzën fatkeqe zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.

Si ndodhi vrasja?

Kur Mino është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari e priste, pasi kishte konsumuar alkool. Në dëshminë e tij, ai tha se mes tyre ka pasur një debat të ashpër, ndërsa shqiptari e ka qëlluar me armë në kokë duke e lënë të vdekur.

Më pas vetë autori ka telefonuar EKAB-in dhe Policinë, ndërsa ka pranuar krimin.

Arma me të cilën 39-vjeçari vrau partneren e tij ishte e jashtëligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet pasi më herët është akuzuar për drogë.

Sipas informacioneve, nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga partnerja e tij apo ndonjë grua tjetër.

Lini një Përgjigje