TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 14:57

Vrau shqiptaren shtatzënë në Greqi, zbardhet dëshmia e partnerit të saj: Pasi debatuam, piva ilaçet e debresionit!

Shkruar nga Pamfleti

Vrau shqiptaren shtatzënë në Greqi, zbardhet dëshmia e

Ditën e djeshme është mbajtur seanca në Gjykatën e Selanikut për 2 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e shqiptares Gjeorgjia Murati. Mes të pandendehurve është edhe ish-partneri i saj. Në seancë mori pjesë edhe vëllai i shqiptares ndërsa ai përpoq të sulmonte të pandehurit kur u dërguan në Gjykatë. 

Ndërkohë sot është zbardhur dëshmia e ish-partnerit i cili u dënua me burgim të përjetshëm për masakrimin me thikë të 41-vjeçares shtatzënë. 39-vjeçari dhe shoku i tij, i cili dënua me 15 vite burg, akuzuan njëri-tjetrin si vrasës të shqiptares duke hedhur poshtë akuzat se janë autorë të ngjarjes.

39-vjeçari gjatë seancës u shpreh se mbrëmjen e Viti të Ri 2024 kishin pasur një debat mes tyre në banesën ku jetonin në Kalamaria. Më pasi ai shtoi se pas debatit kishte pirë ilaçet per depresion dhe kishte fjetur. Ai theksoi se të nesërmën e zgjua dhe vuri re se viktima kishte marrë 5 mijë euro nga kursimet e tij.

“Debatova pak me Gjeorgjinë, piva ilaçet për depresion dhe fjeta.  Kur u zgjova të nesërmen, Gjeorgjia ishte zhdukur dhe kishte marrë 5.000 euro nga kursimet e mia. Nuk e di kush ma dërgoi mesazhin kur ajo vdiq. Dyshoj se e ka bërë 34-vjeçari," tha ai.

Lini një Përgjigje