TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2026, 11:32

Vrau me thikë Egli Pashollarin, Gazment Buçpapaj shfaq pendesë: U kërkoj falje familjarëve të viktimës 

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë Egli Pashollarin, Gazment Buçpapaj shfaq pendesë:
Gazment Buçpepaj

Gazmend Buçpapaj i cili u arrestua një ditë më parë, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Egli Pashollarit, ka dëshmuar para hetuesve.

Ai nuk ka dhënë sqarime për motivet e ngjarjes, por ka shfaqur pendesë dhe i ka kërkuar falje familjarëve të 31-vjeçarit të vrarë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia që nga data 20 shkurt, pasi pas një sherri të momentit qëlloi me thikë në shpinë Pashollarin, dhe u arratis nga vendi i ngjarjes, por u kap ditën e djeshme.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi më 20 shkurt, rreth orës 15:40 ku pas një debati për bllokimin e rrugës, situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Gazmend Buçpapaj, bashkë me gruan e tij dhe një person tjetër, janë konfrontuar fizikisht me 31-vjeçarin, ndërsa konflikti ka degjeneruar në përdorimin e thikës. 40-vjeçari në sherr e sipër ka goditur me thikë në shpinë Pashollarin, plagë e cila do të rezultonte fatale për të riun.

Pas ngjarjes, të dyshuarit janë larguar me automjetin e Buçpapajt. Më pas mjeti është braktisur dhe ata kanë marrë një taksi drejt banesës së tyre në zonën e Sharrës. Pas mbërritjes në shtëpi, Gazment Buçpapaj është arratisur në drejtim të paditur.

Më vonë bashkëshortja e Buçpapës është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje, ku ka dhënë edhe dëshminë e saj.

 

gazment buçpepaj vrasja e egli pashollarit

Lini një Përgjigje