TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2023, 13:37

Vrau gruan se i kërkoi divorcin, dënohet me burgim të përjetshëm Koço Buzo

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan se i kërkoi divorcin, dënohet me burgim të

Gjykata e Elbasanit ka dhënë dënim të përjetëshëm për ish policin, Koço Buzo i cili vrau gruan e tij në maj të 2021. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit të 2021-shit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke  e lënë të vdekur në vend.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.

gjykata e elbasanit koço buzo vrau gruan

Lini një Përgjigje