Të dhëna të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin. 6 të akuzuarit për krimin menjëherë pas vrasjes kanë nisur arratisjet nga Shqipëria. Informatori anglez i cili prej ditësh qëndronte në hotelin e viktimës është pikasur nga kamerat e Aeroportit të Rinasit që në një nga tualetet të ketë hyrë dhe ka ndërruar rrobat. Ndërkohë që vrasësi portugez Ruben Saraiva është larguar nga pika kufitare e Kapshticës dhe ka mbërritur në rrugë tokësore për në Turqi, me distancion final Britaninë e Madhe.
Mësohet se Edmond Haxhia u pikas nga kamerat kur mori në aeroport 5 të huajt. Ndërkohë që një grua ka dëshmuar se të gjashtë i ka parë në fshatin Kakarriq bashkë. Po verifikohen disa të tjerë si të përfshirë në ngjarje, po merren në pyetje dhe po mbahen në vëzhgim.
Të shpallur në kërkim nga policia:
Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, shtetas britanik
Harriet Bridgeman, shtetase britanike
Thomas Mithan, shtetas britanik
Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt
Lini një Përgjigje