TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2023, 11:31

Vrasja e Nikulajt/ Porositësi Haxhia mori skuadrën e vrasësve në aeroport, dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në krim

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Nikulajt/ Porositësi Haxhia mori skuadrën e vrasësve

Gjashtë personat që kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin tashmë janë në kërkim. Ndërkohë po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositësin shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët. Ministri Manja ka thënë sot se sapo prokuroria t’i ketë gati, Ministria e Drejtësisë do t’i nisë sa më shpejt.

Mësohet se Edmond Haxhia u pikas nga kamerat kur mori në aeroport 5 të huajt. Ndërkohë që një grua ka dëshmuar se të gjashtë i ka parë në fshatin Kakarriq bashkë. Po verifikohen disa të tjerë si të përfshirë në ngjarje, po merren në pyetje dhe po mbahen në vëzhgim.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt

vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje