TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2023, 13:28

Vrasësi i Ardian Nikulajt i apasionuar pas motorëve, me këtë mjet bëri edhe atentatin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasësi i Ardian  Nikulajt  i apasionuar pas motorëve, me

Personi në foto është Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Saraiva është njohës i mirë i motorëve. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, ai ka treguar pasionin për motorët.

Por në 19 prill, portugezi nuk doli shëtitje me motor, por u nis me mision drejt lokalit të Nikulajt, ku ekzekutoi shenjestrën dhe u largua sërish me motor.

Mjeti nuk është gjetur ende nga policia, ndonëse në kamerat e sigurisë duket qartë.

Vrasjen, Saraiva e kreu në bashkëpunim me të dyshuarit Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike;  Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Sipas informacioneve, Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn.  Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasësit.

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

 

ruben saraiva vrasja e ardian nikulajt

Lini një Përgjigje