TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2023, 12:43

Edmond Haxhia u "tradhtua" nga e dashura; kush është vajza që zbuloi planin e ekzekutimit të Nikulajt 

Shkruar nga Pamfleti
Edmond Haxhia u "tradhtua" nga e dashura; kush është vajza

Detaje të reja janë zbardhu rnga hetimet që çuan në zbardhjen e skemës së vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se hetimet i ka ndihmuar një vajzë, e cila është kthyer në të penduarën e drejtësisë dhe ka zbuluar gjith skemën, e cila më pas është faktuar edhe me prova filmike.

Bëhet fjalë për të dashurën e Edmond Haxhia, i cili është shpallur në kërkim siu organizatori dhe porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt për shkak gjakmarrje.

Mësohet se ajo ka rrëfyer të gjitha takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Po ashtu janë edhe disa kamera sigurie që kane filmuar Edmond Haxhinë me grupin e vrasësve.

Policia përveç Edmond Haxhisë shpalli në kërkim edhe një shtetas portugez, i cili kishte rolin e qitësit dhe 4 anglezë në rolin e bashkëpunëtorit.

vrasja e nikulajt edmond haxhia

Lini një Përgjigje