TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2025, 10:27

Vrasja në Shkodër, zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i 61-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Shkodër, zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i
Piro Prroni

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 61-vjeçarit Piro Prronit në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër.

Pasi u vetëdorëzua, autori Ndoc Maçaj, ka dëshmuar dinamikën e vrasjes dhe si filloi konflikti.

Në dëshminë e tij,  58-vjeçari ka deklaruar se ai dhe viktima ishin nga i njëjti fis.

Në dëshminë e Maçajt thuhet se mbrëmjen e së enjtes, duke dalë nga prona e tyre, në bisedë e sipër nisi një konflikt.

Viktima tentoi ta qëllonte me kosë, ndërsa autori nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër. Konflikti vijoi dhe më pas, autori e qëlloi 61-vjeçarin, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje.

Të dy palët kanë patur pretendime mbi pronësinë, çka ka sjellë dhe përplasjen mes tyre dhe më aps përdorimin e armës.

Pas ngjarjes autori i dyshuar u largaua nga vendngjarja.

 

piro prroni shkodër

Lini një Përgjigje