TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2025, 08:30

Gjendet i pajetë një 63-vjeçar në Librazhd, dyshohet se pësoi infarkt në timon

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet i pajetë një 63-vjeçar në Librazhd, dyshohet
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku është gjetur nga kalimtarët një trup i pajetë.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar Nazmi Cani, 63 vjeç. Dyshimet e para nga grupi hetimor tregojnë se ai mund të ketë pësuar një infarkt.

Mësohet se 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin, dhe pasi e ka ndaluar makinën e ka zbritur prej saj, dyshohet se ka pësuar infarktin fatal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.

gjendet i pajete nej person ne librazhd

Lini një Përgjigje