TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2025, 20:38

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një 61-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një

Identifikohen viktima dhe autori i ngjarjes...

Një 61-vjeçar është vrarë me armë e zjarri në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në fshatin Abat, në rrethana ende të paqarta. Viktima është identifikuar si Piro Prroni, 61-vjeç.

Po ashtu është idetifikuar dhe autori, shtetasi me inicialet N.M, i cili është shpallur në kërkim.

"Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njofton policia.

Deri më tani mbeten mister arsyet e krimit, teksa po hetohet nëse ka pasur konflikt mes tyre, pasi ka dyshime se viktima dhe autori janë të afërm me njëri-tjetrin. 

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në fshatin Abat dhje janë vënë në kërkim të autorit, teksa po kontaktohet me familjarët e tij dhe të viktimës për të mësuar më shumë rreth rrethanave të krimit.

Lini një Përgjigje